Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Tetor 2018, 16:04

Young Zerka tha publikisht se e dashuron, por Ronela Hajati çmendet pas këtij mashkulli

Ndonëse ata janë përfolur prej vitesh se janë në një lidhje, vetëm ditën e djeshme Young Zerka i ftuar në emisionin "Sevenbizz" ka treguar se është i dashuruar kokë e këmbë.

"I lidhur jam, kokë e këmbë. Lidhje dashurie. Dashuria është e bukur."- u shpreh ai duke nënkuptuar kështu se po fliste për Ronelën. Por, pas deklaratës së Young Zerkës, Ronela i ka habitur ndjekësit me postimet e saj në Instastory, ka treguar se çmendet për një mashkull tjetër.

Ajo së bashku me mikeshën e saj ka udhëtuar drejt Romës për të ndjekur koncertin e këngëtarit të famshëm latin, Maluma.

Ronela ka publikuar disa video ku tregon se po kënaqet shumë nga performanca e tij, ndërkohë që pranë videove ka vendosur fjalën “Vdiqëm” dhe “Pse dmth”?, duke treguar pëlqimin e madh që ka për të.