Dhurata Dora është një ndër këngëtaret më të suksesshme momentalisht në vendin tonë, këngët e të cilës kthehen menjëherë në hite dhe kanë shumë klikime në Youtube. Ajo ndonëse është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale shumë rrallë ndanë me fansat moment nga jeta e saj private pasi përpiqet gjithmonë ta mbaj atë larg syrit të publikut.

Mirëpo ditën e sotme, Dhurata ka bërë një përjashtim dhe ka ndarë me fansat disa pamje nga vila e saj madhështore. Ajo ka publikuar disa video ku shihet një shtëpi private me dy kate dhe një oborr shumë të madh.

“Shtëpia”, ka shkruan këngëtarja e hitit ‘Jake Jake’ pranë videos duke e shoqëruar atë me disa zemra.






