Kombëtarja Shqiptare është nisur ditën e sotme drejt Izraelit për të mbajtur ndeshjen e radhës për "Ligën e Kombeve". Por pak para nisjes faqja zyrtare e Federatës ka lajmëruar se portieri, Alban Hoxha, ka lënë grupin dhe nuk do të jetë i pranishëm në këtë ndeshje.

Siç kanë treguar burimet shkak për mosprezencën e tij në këtë ndeshje është bërë një dëmtim që Albani ka marrë gjatë stërvitjes. Gjithashtu edhe Ramadani dhe Veseli janë larguar dhe për këtë arsye janë zëvendësuar me portierin e shpresave, Elhan Kastrati.

"Një tjetër zëvendësim i detyruar për shkak të probleme fizike në radhët e ekipit kombëtar të futbollit. Portieri Alban Hoxha është dëmtuar dhe nuk mund të udhëtojë sot me skuadrën drejt Izraelit. Në këtë situatë, trajneri i ekipit kombëtar Christian Panuçi ka thërritur menjëherë ti bashkangjitet skuadrës, portierit të ekipit kombëtar U-21, Elhan Kastrati i cili pritet për pak ti bashkohet skuadrës për ndeshjen zyrtare në Izrael. Skuadra udhëton sot drejt Tel Avivit rreth orës 15.30. Në orën 19.45 (ora lokale) të ditës së sotme do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit të skuadrës me kapitenin e ekipit.", shkruhet në njoftimin e FSHN-së.





