Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Tetor 2018, 15:03

‘Të kam fiksim', kameramani i emisionit flirton live me balerinën shqiptare

Ditën e djeshme në emisionin "Dikush", ka qenë e ftuar balerina shumë e njohur shqiptare Isida Mollaymeri, e cila foli më shumë për veten, por ajo gjithashtu lexoi dhe një serë letrash që kishte marrë nga fansat e saj. Një nga letrat ka qenë nga kameramani i emisionit i cili e ka gjuajtur publikisht Isidën.

 “Të kam fiksim. Jam kameramani. Mbaje letrën!”, i kishte shkruar ai në letër, ndërkohë që Isida e mori me sportivitet edhe pse përball kishte personin që i kishte shkruar letrën.

Mirëpo ndryshe nga balerina, moderatorja e emisionit, Anilda Kaçani, nuk ka reaguar fare mirë nga kjo letër duke treguar se nuk ishte aspak etike nga stafi i saj.