Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Tetor 2018, 14:02

'Di vetëm të hapësh këmbët', Kejvina Kthella i kthehet rëndë komentuesit

Kejvina Kthella velina e njohur e emisionit "Xing me Ermalin", është kthyer shumë shpejt në një ndër personazhet më të komentuar në media. Ditën e djeshme ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, ku ka treguar më shumë për jetën e saj private.

Ajo ka ndarë madje dhe disa foto në Instagram, ku shfaqej e veshur me një këmishë të hapur dhe xhinse. Të shumta kanë qenë komentet positive, mirëpo ka pasur dhe nga ata që e kanë ofenduar rëndë velinën seksi.

“Se kuptoj pse të ftojnë ty nëpër studio kur ndërkohë ti s’di gjë tjetër përveçse të hapësh këmbët”, i ka shkruar një nga fansat. Mirëpo nuk ka vonuar përgjigja e paapritur e Kejvinës.

"Ashtu ëëë? Ndërsa unë mendoj që mami jot ka bërë shumë gabim që ka hap këmbët e ka shtuar një injorant mashkull më shumë në këtë botë!”,i ka kthyer ajo duke shkaktuar të qeshura tek ndjekësit.