Këngëtarët e njohur, Young Zerka dhe Ronela Hajati, përflitet se kanë më shumë se 3 vjet që janë në një lidhje dashurie. Ndonëse ata janë pyetur shumë herë në intervista për marrëdhënien e tyre asnjëherë nuk e kanë pranuar publikisht, pasi Ronela dëshiron që publiku të fokusohet tek karriera e tyre dhe jo tek jeta personale.

Mirëpo ndryshe nga Ronela, Young Zerka ka rrëfyer së fundmi në një intervistë për ‘Sevenbizz’ se është i lidhur dhe i dashuruar.

"I lidhur jam, kokë e këmbë. Lidhje dashurie, dashuria është e bukur", është shprehur Zerka.




