Reperi shumë i dashur për publikun, Capital T, së fundmi përveç klipeve dhe këngëve të reja është duke u marrë dhe me filmimin e videove për vlogun e tij, ku publikon moment nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, ai ka publikuar videon e radhës dhe më herët e lajmëroi atë nëpërmjet fotove të shkëputura nga videoja. Por një nga fanset e tij e ka thumbuar reperin duke i kërkuar që t’i ndërronte ndonjëherë rrobat që vishte pasi në shumë foto kishte dal me të njëjtën veshje.

“Ndërroji ndonjëherë ato rrobat të lutem”, i ka shkruar fansja Capita T, i cili ka reaguar menjëherë duke e lënë ndjekësen me gojë hapur.

“Uniforma e ushtrimeve është kjo”, ka shkruar reperi duke i thënë vajzës që ai stërvitet gjithmonë me uniformën e markës ‘Gucci’.





