Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të dashura për publikun, emisionet e të cilës janë ndër më të ndjekurit. Siç dihet ajo është nënë e një djali 3 vjeç i cili quhet Jon.

Mirëpo ndonëse ajo ka publikuar shpesh herë foto me djalin e saj, gjithmonë është kujdesur që të ruaj privatësinë e tij dhe nuk ia ka zbuluar asnjëherë fytyrën.

Si rrallëherë, ditën e sotme Arbana ka publikuar një foto të rrallë të Jonit ku i shihet gjysma e fytyrës. Siç duket nga fotoja, moderatoja së bashku me familjen janë larguar për disa ditë pushimi dhe në foto ata shfaqen duke shëtitur në një kopsht zoologjik.






