Loredana dhe Mozzik janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar nga mediat muajt e fundit pasi është aluduar se këngëtarja është në pritje të ëmbël. Ndonëse ata nuk kanë pranuar asgjë publikisht, nëpërmjet postimeve të ndryshme është nënkuptuar se ajo dhe Mozzik shumë shpejt do bëhen prindër.

Pak ditë më parë u mësua nga mediat se Loredana për shkak të shtatzënisë nuk konsumon më cigare dhe ka filluar të kujdeset shumë edhe për ushqimin.

Mirëpo së fundmi sipas burimeve pranë ‘Prive.al’ çifti i njohur pak para ardhjes në jetë të fëmijës së tyre janë martuar në fshehtësi të plot. Ata janë celebruar në një ceremoni private, megjithatë çifti ende nuk ka reaguar mbi këto lajme.






