Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Tetor 2018, 12:12

Pasi Noizy e quajti lopë, vjen reagimi i ashpër i Encës

Ditën e djeshme këngëtarja Enca dhe reperi Don Phenom publikuan bashkëpunimin e shumëpritur që titullohet "Kujt po i han". Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe menjëherë ka marrë shumë klikime në Youtube.

Mirëpo siç duket ish bashkëpunëtori i saj, reperi Noizy, nuk e ka pritur aspak mirë këtë bashkëpunim të Encës me kundërshtarin e tij dhe e ka ironizuar atë nëpërmjet një postimi.

Noizy ka publikuar në Instagram një serë fotosh ku shfaqen disa lopë, duke krahasuar kështu Encën me lopët.

Por këngëtarja nuk e ka lënë me aq, ajo ka reaguar menjëherë duke publikuar një foto të një majmuni përmbi të cilën kishte shkruar: “I kam mërzit pak shumë”, duke iu referuar Noizyt.