Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Tetor 2018, 12:12

Çmendi rrjetin me pamjet provokuese, ja sa është paguar Vildane për klipin e Tunës dhe Sevenit

Mbrëmjen e djeshme këngëtari, Seven Saraçi dhe Tuna, publikuan bashkëpunimin e shumëpritur që titullohet "Maria". Klipi përmbante shumë skena të nxehta, pjesë e të cilave ishte edhe modelja shumë e njohur shqiptare, Vildane Zeneli.

Por të gjithë kanë qenë kurioz të dinin se sa e ka paguar Seven Vildaven për tu bërë pjesë e këtij klipi. Së fundmi vetë reperi për emisionin ‘Sevenbiss’ ka zbuluar se Vildanen nuk e ka paguar asnjë lekë.

"Vildanen e kam shoqe prej kohësh, nuk ka fituar para për videoklipin, e ka bërë për qejf, për hatrin tim se është shoqja ime. Normalisht ajo është modele me emër në Amerikë, ajo është speciale", është shprehur Seveni.