Don Phenom dhe Enca kanë tërbuar rrjetin pak më parë pas publikimit të këngës më të re që titullohet Kujt po i han. Ky projekt ka qenë i shumëpritur nga ana e publikut, pasi vetë Enca nëpërmjet fotove ka treguar se ka punuar gjatë për realizimin e videoklipit.

Në klipin e këngës, këngëtarja është shfaqur mjaft seksi me një look, i cili shihet që është kuruar deri në detaj.

Ajo shfaqet e veshur mjaft provokuese me fustane që i ekspozojnë mjaft mirë të pasmet dhe gjoksin bombastik. Një nga pjesët që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë kur Enca ulët përpara reperit Don Phenom dhe bën twerk përpara tij.





