Aktori i njohur i humorit, Romeo Veshaj, ka tërhequr vëmendjen me rolet e shumta në spektaklin "Al Pazar", por është komentuar gjatë dhe për paraqitjen e tij në "Dance with me".

Ai me batutat e shumta plot humor ka arritur të rrëmbej zemrat e publikut dhe është kthyer në një ndër personazhet më të ndjekur në ‘Instagram’. Ditën e sotme, Romeo ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me balerinën Alba. Në të Alba shihet me këmbët e hapura duke kërcyer ndërsa publikut i ka tërhequr vëmendjen komenti koreografit Albi Nako.

“O babale qysh e bën atë stilin tij?”, ka shkruar Romeo, ndërkohë që Albi e ka paralajmëruar duke shkruar: “Kujdes me stilin se të heq ventilin, good job”.






