Pak minuta më parë, këngëtarja Tuna dhe Seven Saraçi kanë publikuar klipin e shumëpritur nga ana e fansave "Maria". Ata prej kohësh kanë paralajmëruar fansat me anë të fotove dhe videove të shkëputura nga kënga, ndërkohë që pak më parë kanë tërbuar rrjetin me pamjet super të nxehta.

Në të shfaqet dhe modelja e njohur, Vildane Zeneli, e cila herë shihet në momente të nxehta me këngëtarin dhe herë në krevat me këngëtaren Tuna.

Kënga është pritur mjaft mirë nga ana e fansave dhe të shumtë kanë qenë komentet përkrahëse. Siç duket ajo shumë shpejt do të kthehet në një super hit që do dëgjohet nga të gjithë.




