
Pak minuta më parë këngëtarja Enca dhe reperi Don Phenom kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë që titullohet "Kujt po i han". Kënga është pritur prej kohësh nga ana e fansave dhe më në fund këngëtarja na ka prezantuar me projektin e madh muzikor.
Mirëpo pak minuta para se të publikohej kënga, Enca dhe Don Phenom, postuan një video ku treguan se kujt ja dedikonin këtë këngë.
“Kujt po i han për komentet tuaja negative, kujt po i han për opinionin tënd që s’ka vlerë, kujt po i han për energjinë tënde negative”, thotë Don Phenom.
Kurse Enca ka shkruar “Për këtë flet “KUJT PO I HAN”.