Ditën e sotme "Instituti i Statistikave", ka publikuar një raport që tregon moshën mesatare të vdekjeve në vendin tonë për vitin 2017. Sipas të dhënave mosha mesatare e vdekjeve në Shqipëri është 74.2 vjeç, ndërkohë që ndryshon nga një qark në tjetrin.

Siç tregojnë të dhënat, qarku me moshën më të ulët të vdekjeve është ai i Kukësit ku zakonisht popullsia ndërron jetë në moshën -70.4 vjeç.

Ndërkohë Gjirokastra shënon qytetin ku njerëzit jetojnë më gjatë pasi mosha mesatare e vdekjeve është 75.8 vjeç.
Pas Kukësit në qarqet me moshën mesatare të vdekjeve më të ulët renditet Dibra, Durrësi, Tirana dhe Elbasani. Ndërkohë qytetet ku njerëzit jetojnë më gjatë se mesatarja janë Korça, Berati dhe Gjirokastra.




