Nga Shqipëria / E Premte 12 Tetor 2018, 18:06

Upss, Patris Berishës i grisen pantallonat përpara gjithë njerëzve

Çifti i njohur i showbizi, Tuna dhe Patris, së fundmi kanë vendosur që  të largohen për disa pushime. Ata së bashku me djalin e tyre Tian kanë vendosur që të shkojnë në një vend bregdetar.

Tuna ka qenë shumë aktive dhe ka publikuar vazhdimisht foto dhe video nga pushimet. Mbrëmjen e djeshme ajo publikoi një video mjaft gazmore, ku Patrisi shfaqej pak i dehur teksa vallëzonte me një çuç bebash në gojë.

Ndërkohë, pak më parë këngëtarja ka shkrirë sërish së qeshuri ndjekësit teksa ka publikuar një vdeo ku shfaqet Patrisi teksa tregon që rrobat e  tij të banjos janë grisur në mes të pishinës. Siç duket ky incident është shoqëruar me shumë sportivitet, pasi Tuna ka vendosur përmbi të disa emoji të qeshurash.