Nga Shqipëria / E Premte 12 Tetor 2018, 17:05

Transformohet Tayna, reperja bën ndryshimin e madh në pamje

Reperja e njohur Tayna është një ndër më të komentuarat nga media që në daljen e saj të parë me këngën "Columbiana"  e cila bëri një bujë të madhe dhe u kthye shumë shpejt në një super hit. Ajo përveçse është shumë e suksesshme në muzikë dhe çdo këngë e saj kthehet në hit, ka marrë një vëmendje të madhe dhe për shkak të formave trupore dhe pamjes.

Ditën e sotme Tayna ka lënë gojë hapur të gjithë ndjekësit, pasi është shfaqur me një pamje shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë.

Ajo ka hequr dorë nga flokët e zeza dhe i ka lyer ato një ngjyrë më të hapur. Me këtë ngjyrë tiparet e saj kanë rënë më shumë në sy.