Nga Shqipëria / E Premte 12 Tetor 2018, 17:05

Jonida Vokshi prezanton vëllain dhe të gjitha vajzat u çmendën pas tij

Moderatorja dhe aktorja e njohur, Jonida Vokshi, është një ndër personazhet më të dashur të ekranit emisionet e së cilës ndiqen shumë nga publiku. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë publikon moment nga jeta e saj e përditshme.

Ditën e sotme, ajo ka prezantuar për publikun vëllain e saj me të cilin aktorja ka treguar gjithnjë që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë. Ai quhet Dori dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut femëror me pamjen e tij.

“Gjysma ime më e bukur”, ka shkruar Jonida pranë fotos.