Nga Shqipëria / E Premte 12 Tetor 2018, 16:04

I kapi gabimin në foto, fansja nxjerr bllof publikisht Majkun

Majk është padyshim një ndër reperët më të famshëm, këngët e të cilit dëgjohen nga të gjithë dhe kanë një numër të madh klikimesh në Youtube. Përveç karrierës së tij muzikore, reperi është përfolur gjatë edhe për jetën e tij dhe lidhjet me disa prej vajzave më seksi të showbizit.

Majk është shumë aktiv në profilin e tij në Instagram dhe së fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet duke pozuar përpara makinës, ndërkohë që në përshkrim të fotos shkruan: "If she aint fuckin she got to go, tell her don waste my time" (Nëse ajo nuk po *****, ajo duhet të shkojë, thuaj asaj të mos ma harxhojë kohën).

Disa nga ndjekësit e tij e kanë sulmuar reperin dhe i kanë komentuar duke i thënë se ka bërë një gabim në shprehjen e tij. “ If she ain’t fucking good, do doje të thoje?, i ka komentuar njëra nga fanset.

Mirëpo ndonëse vetë Majk nuk ka reaguar për këtë gjë, në fakt shprehja e tij është e shkruar shumë saktë pasi ai e ka huazuar atë nga  tekst i këngës ‘Don’t waste my time’ së French Montanas.