Nga Shqipëria / E Premte 12 Tetor 2018, 15:03

'Nuk blej dot as bukë', Alesia Bami çudit me deklaratën

Alesia Bami velina seksi e emisionit "Stop" ka tërhequr vëmendjen e publikut që në daljen e saj të parë në televizion. Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe diskutohet gjatë nga mediat për shkak të fotove provokuese dhe videove që publikon.

Së fundmi Alesia ka dhënë një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’, ku ka folur më shumë për famën që ka marrë pas daljes tek emisioni ‘Stop’. Por në vend që ta shijojë këtë famë, ajo ka rrëfyer se i ka sjellë shumë problem.

‘Është shumë e vështirë të jesh person publik, pasi nuk blen dot dhe bukën pa u “kuruar”, sepse mezi presin të të fotografojnë sa më keq (qesh). Por, është edhe pjesa tjetër e njerëzve dashamirës që të kërkojnë foto, të përshëndesin apo komplimentojnë. Për disa të tjerë, motivim për të ndjekur rrugën e artit dhe kjo më bën vërtetë të ndihem mirë.’, tregon Alesia.