Prej ditësh në media është komentuar gjatë se Luana Vjollca dhe Fifi kishin pasur një debat dhe për këtë arsye në sezonin e ri të emisionit "Shiko kush luan", ajo e kishte zëvendësuar këngëtaren me Marsela Çibukaj.

Mirëpo vetë Fifi në një postim sqaroi se asaj thjesht i kishte mbaruar kontrata dhe se marrëdhëniet e saj me Luanën ishin shumë të mira.

"Kontrata ime e punës në televizionin Top Channel ka qenë Shtator 2017 deri qershor 2018… Ka mbaruar kontrata, unë kam vazhduar punët e mia, ato punët e tyre…"- shkruante Fifi ndër të tjera, duke sqaruar se marrëdhëniet e saj me Luanën ishin shumë të mira.

Mirëpo në promon e emisionit siç duket Marsela Çibukaj është larguar në mes të sezonit të emisionit pasi në video shihet Fifi duke kënduar në skenë. Mesa duket këngëtarja ka nënshkruar përsëri një kontratë me emisionin dhe ka zëvendësuar kështu Marselën.




