Nga Shqipëria / E Premte 12 Tetor 2018, 14:02

Baba për herë të dytë, Andi Lila prezanton më në fund Axën

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila, është bërë së fundmi baba për herë të dytë. Gjatë ndeshjes me Jordaninë ai ka kërkuar leje nga trajneri për të shkuar në Janinë pranë gruas së tij, e cila solli në jetë një vajzë. Çifti vendosën që vogëlushes t’i vendosnin emrin shumë të veçantë, Axa.

Ditën e sotme, Andi ka vendosur të prezantojë vogëlushen e tij për herë të parë. Ai ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me djalin dhe bashkëshorten, e cila në krahë mbanë vajzën e vogël.

"E gjithë bota jemi 4. Mirëserdhe në jetë Axa Lila.”, ka shkruar pranë fotos futbollisti.