Nga Shqipëria / E Premte 12 Tetor 2018, 13:01

Tha se do luante në filmin e famshëm hollivudian, por ja pse Albana s'u pa gjëkundi

Pak vite më parë, moderatorja e njohur Albana Osmani, në një intervistë për revistën "Anabel" tregoi se asaj i ishte bërë një ofertë për të luajtur në një film që do të realizohej nga kompania e njohur filmike "Mercury Production" dhe do luanin aktor si Konstantin Khabensky, Elizaveta Boyarskaya, Dmitry Nagiyev dhe Ivan Makarevich, pjesë e kastës do të ishin Albana Osmani, Ermal Mamaqi, Jonida Vokshi dhe Blerim Destani.

“Po pinim kafe me një miken time, ndërsa producentët e Mercury Films ishin ulur tek një tavolinë pranë nesh. Unë e kam për natyrë të flas me ekspresivitet, dhe mbase kjo u ka bërë përshtypje. M’u afruan pa e ditur se unë punoj në televizion, e gjëra të tilla. [...] Personazhi im do të fokusohet shumë tek portreti. Portreti duhet të jetë pjesa më shprehëse. Për mua është një dimension tjetër, paçka se përvoja në televizion më ka familjarizuar me kamerat. Si aktore ndihem gati edhe entuziaste." “Lazarat Burning” u përfol si projekti më i madh filmik që do të realizohej ndonjëherë në Shqipëri.

Mirëpo ky projekt ka përfunduar pak kohë më parë dhe është gati për tu shfaqur në kinema, por në të nuk është shfaqur asnjë nga personazhet shqiptar. Për të sqaruar mungesën e saj Albana ka folur së fundmi për revistën Anabel ku ka sqaruar se filmi që i propozuan nuk u bë kurrë.

“Në fakt ai film, “Lazarat Burning”, nuk u bë kurrë, madje dhe emri ndryshoi. Për punët e tyre, ata ndryshuan skenarin, kastën e aktorëve dhe detaje të tjera. Në film futën më shumë personazhe burra. As unë, as Ermali dhe as Jonida nuk qemë pjesë.”, tha ajo.