Nga Shqipëria / E Premte 12 Tetor 2018, 13:01

Prindër së shpejti, Loredana dhe Mozzik heqin dorë nga kjo gjë

Reperi i njohur, Mozzik dhe Loredana, prej disa muajsh janë komentuar në media pasi është aluduar se Loredana është në pritje të ëmbël. Ndonëse ata nuk kanë pranuar asgjë publikisht postimet e ndryshme kanë nënkuptuar se shumë shpejt do të bëhen prindër.

Madje në një postim ditën e djeshme, Mozzik i bëri një premtim fëmijës, duke treguar se do sakrifikojë gjithçka për të ardhmen e tij.

Mirëpo siç duket çifti ka filluar të bëjë sakrifica që tani, pasi për hir të fëmijës kanë hequr dorë nga një vesë. Sipas burimeve pranë ‘Prive’, Loredana dhe Mozzik kanë hequr dorë përfundimisht nga cigarja për shkak të shtatzënisë. Ndër të tjera thuhet se këngëtarja kujdeset shumë dhe për ushqimin që konsumon.