Nga Shqipëria / E Premte 12 Tetor 2018, 13:01

U tha se u nda nga Stresi, vjen reagimi i papritur i Kejsit

Lidhja e reperit Stresi me partneren Kejsi ka qenë një ndër më të komentuarat në media dhe kjo pas një sërë ndarjesh dhe ribashkimesh që ata kanë pasur. Edhe pse pak muaj më parë çifti lajmëroi se i kishte dhënë fund beqarisë në një ceremoni private,  prej disa javësh është përfolur se janë ndarë.

Dyshimet nisën që kur Kejsi u rikthye në Kanada dhe dyshja fshiu të gjitha postimet që kishin së bashku, madje prej javësh ata nuk kanë publikuar asnjë foto ku të jenë bashkë.

Megjithatë Kejsi dhe reperi nuk kanë reaguar për këto lajme deri më sot, ku në një postim në Instastory ka sqaruar një herë e mirë ngjarjen. Ajo ka publikuar një foto të babait të Stresit, Sali Luashajt, duke treguar se ata vazhdojnë të jenë në një lidhje.