Nga Shqipëria / E Premte 12 Tetor 2018, 12:12

Pas sherrit me Fifin, shihni ç'i bën Luana këngëtares

Prej disa ditësh në media është aluduar se mes moderatores së emisionit "Shiko kush luan", Luana Vjollca dhe këngëtares Fifi kishte pasur një sherr dhe për këtë arsye Luana nuk e kishte dashur që Fifi të ishte pjesë e emisionit dhe e kishte zëvendësuar.

Mirëpo Fifi ka reaguar menjëherë në një postim dhe ka sqaruar se marrëdhëniet me Luanën janë mjaft të mira, por asaj i kishte mbaruar kontrata me këtë televizion për këtë arsye nuk ishte më pjesë e Shiko kush luan.

"Kontrata ime e punës në televizionin Top Channel ka qenë Shtator 2017 deri qershor 2018… Ka mbaruar kontrata, unë kam vazhduar punët e mia, ato punët e tyre…", shkruante ndër te tjera Fifi.

Megjithatë së fundmi Luana ka lajmëruar se Fifi do ti bashkohet sërish programit dhe këtë gjë e ka treguar duke e etiketuar këngëtaren në postimin e fundit.