Ditën e djeshme në të gjitha mediat bëri bujë lajmi se reperi Capital T është në një lidhje. Ai publikoi në profilin e tij dy foto ku shfaqej në helikopter së bashku me një vajzë të panjohur për publikun. Madje në foton e dytë ata shiheshin të kapur për dore duke bërë kështu xheloze gjithë fansat e reperit.

Por ndonëse të gjithë menduan se vajza në fjalë ishte e dashura e reperit, në fakt ajo është një modele dhe së bashku me Capital T janë duke punuar për xhirimin e klipit të ri.

Sipas ‘Prive’ vajza quhet Marija Kolinovic, dhe është një modele e huaja që është shpallur Miss Mali i Zi. Ajo ka sqaruar në ‘Instastory’ se me reperin s’ka asgjë pasi është e lidhur dhe e dashuruar me partnerin e saj.








