Ish-kapiteni i "Kombëtares Shqiptare", Lorik Cana edhe pse gjithmonë ka thënë se do të merrte një nuse shqiptare prej më shumë se 4 vjet është i martuar me një vajzë italiane që quhet Monika. Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në emisionin Rudina ku ka treguar se me Monikën njihet prej 7 vitesh dhe se para se të martohej me të i ka vendosur një kusht.

Kushti i tij ka pasur lidhje me vendlindjen e futbollistit, pasi ai kërkoi nga Monika që si ai si fëmijët që do të kenë bashkë duhet të mësojnë të flasin shqip dhe të ruajnë traditat shqiptare.

“Unë djalit i flas shqip dhe dua që ta mësojë gjuhën shqipe dhe traditat tonë. Zakonisht, këto humbasin me brezat por nuk dua që kjo të ndodhë tek ne. Ia kisha vënë kusht Monikës. Kur martohesh, martohesh për dashuri. Por gjuha, është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet të jetë problem” –tha Lorik Cana.




