Nga Shqipëria / E Enjte 11 Tetor 2018, 18:06

Do t’ju mbaj gozhduar para ekranit, ja skenografia e emisionit 'Familja' të Turjan Hyskos

Këtë të diele në televizionin "Klan" do të nisë emisioni më i ri nga Turjan Hysko që do të titullohet "Familja". Ky program do të jetë tërësisht i dedikuar për familjen dhe do të përbëhet nga lojëra të ndryshme, ku dhe në fund do të ketë një fitues.

Pak më parë moderatorja e njohur Orinda Huta ka publikuar disa pamje ku tregon dhe skenografin që do të ketë ky emision. Orinda shfaqet në mes të skenës mjaft moderne e cila ishte e ndërtuar nga kolonat rrathë shumëngjyrëshe.

“Familja” do të luajnë dhe do jetë e përbërë nga katër ose tre anëtarë. Duhet të ketë fëmijë mbi moshën 10-vjeçare, që të bëjnë lojërat tona. Familja duhet të ketë dëshirën për të luajtur, si dhe duhet të kenë mbi të gjitha të ngulitur në kokë që familja është e shenjtë. Aty do të fitohen para. Raundi i fundit është i gjithi me para kesh. Brenda një nate luajnë katër familje dhe fiton njëra. Të katërta këto familje do të përballën me njëra-tjetrën. Të katërta këto familje fitojnë çmime në vetvete, pra askush nuk del i humbur. Familja në fund rrezikon të ngelet dhe pa asnjë gjë, ose të fitojë shumë, kjo është pjesë e formulës së emisionit. Janë realizuar lojëra të mëdha fizike, skena është gjigande e përgatitur nga Gaetano Castelo. Besoj se do ia lemë kohës, do të rritet dhe do të maturohet rrugës", ka treguar Turi.