Moderatori i njohur i "Top Show", Alban Dudushi është padyshim një ndër më të suksesshmit në fushën e vetë, që ndër vite ka shoqëruar familjet shqiptare me një sërë emisionesh shumë të ndjekura.

Ai këtë të shtunë do të jetë i ftuar në emisionin ‘Pop Culture’, ku në një intervistë me Dojna Memën ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e tij. Ndonëse tani është një ndër moderatorët më të famshëm dhe të pasur, dikur Albani ka siguruar jetesën e tij duke punuar me llac dhe tulla.

Ndër të tjera ai ka folur dhe për emisionin e tij ‘Top Show’ që këtë vit do të transmetohet vetëm një herë në javë gjë që siç ka rrëfyer Albani nuk i ka pëlqyer aspak.




