Capital T përveç se është një ndër reperët më të suksesshëm, këngët e të cilit kthehen menjëherë në hite është dhe një ndër meshkujt më të pëlqyer nga femrat. Ai ndonëse është përfolur në media për një serë lidhjesh me vajza të njohura të ekranit, asnjëherë nuk ka pranuar gjë publikisht.

Ditën e sotme ai ka thyer zemrat e të gjitha fanseve pasi ka publikuar një foto me të dashurën e tij të re. Në disa foto në profilin e tij në Instagram, ai shfaqet në një helikopter së bashku me një bukuroshe brune, e cila është e panjohur për publikun shqiptar.

Ndërsa në foton e dytë dyshja shfaqet duke shtrënguar duart, gjë që ka lënë të kuptohet se janë në një lidhje dashurie. Të shumta kanë qenë komentet në këtë postim dhe shumë personazhe të njohur e kanë uruar reperin për lidhjen e re.





