Nga Shqipëria / E Enjte 11 Tetor 2018, 16:04

Më në fund, futbollisti i Kombëtares bëhet baba për herë të dytë

Futbollisti i njohu i "Kombëtares Shqiptare", Andi Lila, ka ndarë ditën e sotme një lajm të bukur me fansat e tij. Ai është bërë baba për herë të dytë të një vajze të cilën e ka pagëzuar me emrin shumë të veçantë Axa.

Sipas burimeve pranë ‘TiranaPost.al’ vajza ka lindur ditën e djeshme kur futbollisti ka qenë duke luajtur kundër Jordanisë. Ai ka marrë menjëherë leje nga trajneri dhe është nisur pranë bashkëshortes së tij në spital.

Lila ka arritur në kohë dhe ka mbajtur në krahë vogëlushen e tij. Siç dihet ai dhe bashkëshortja janë prindër dhe të një djali që quhet Ayan dhe është 5 vjeç.