Nga Shqipëria / E Enjte 11 Tetor 2018, 15:03

Dikur milte lopët në fshat, sot modelja shqiptare është miliardere

Ajo tashmë është një ndër modelet më të njohura shqiptare e cila ka arritur të fitojë dashurin e publikut dhe të kthehet shumë shpejt në një ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për modelen, Emina Cunmulaj, e cila prej vitesh jeton në Amerikë ku dhe është martuar me miliarderin Sam Nazarian.

Mirëpo ndonëse tani është një miliardere, jeta për modelen 34 vjeçare nuk ka qenë gjithmonë kaq e bukur. Ajo së fundmi e ftuar në emisionin "Xing me Ermalin", ka treguar për jetën e vështirë që ka pasur dikur kur jetonte në fshatë.

“Zgjohesha në mëngjes dhe milja lopët, e teksa rrija mendoja me vete, Zot kur do të vijë ajo ditë që do të iki e nuk do t’ja dëgjoj më kurrë erën këtyre lopëve.”

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

@eminacunmulaj diten e shtune ne Xing me Ermalin. Ora 21:40 ne tv Klan.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Ndër të tjera ajo ka folur edhe për mënyrën se si ndryshoi jeta e saj kur doli për herë të parë në kopertinën e revistës prestigjoze “Vogue” dhe jetën si bashkëshortja e miliarderit Sam Nazarian.