Nga Shqipëria / E Enjte 11 Tetor 2018, 15:03

Gëzim në familjen e Robertit dhe Norës, çifti i famshëm jep lajmin e bukur

Çifti shumë i dashur për publikun, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, prej disa javësh kanë qëndruar të ndarë për shkak të angazhimit që Roberti ka në spektaklin "Dance with me". Ai të hënën e kaluar tregoi se vajza e tij, Renee dhe Nora po i mungonin shumë, për këtë arsye ditën e djeshme ka shkuar dhe i ka takuar.

Në disa video që këngëtarja publikoi në rrjetet sociale disa video ku shfaqej shumë e lumtur pranë bashkëshortit të saj. Ndërkohë që dyshja ditën e sotme ka dhënë një lajm mjaft të bukur. Nora ka publikuar disa foto në Instastory, ku ka treguar se ka marrë pasaportën shqiptare.

Tashmë çifti i njohur janë bërë zyrtarisht shtetas të Republikës së Shqipërisë një lajm ku që me siguri mezi e kanë pritur që të dy.