Moderatorja Klea Huta prej kohësh ka qenë duke përgatitur emisionin e ri i cili do të transmetohet në ekranin e "Top Channel". Ndonëse në fillim u mendua se ky emision do të quhej "Top of the top" në fakt së fundmi Klea ka zbuluar se do të mbaj emrin ‘VIP Club’.

Autori i program Artan Korenica dhe Klea Huta kanë qenë ditën e sotme të ftuar në emisonin ‘Wake up’ ku kanë treguar më shumë detaje për këtë program të shumëpritur. Si tregoi Korenica ai ka më shumë se një vit që merret me këtë projekt pasi ka kërkuar prej kohësh që të gjejë njerëzit e duhur për këtë format.

Ndërsa vetë Klea ka treguar se program është ndërtuar që gjithçka të jetë në lëvizje dhe asnjëherë nuk kanë pasur biseda të ulur dhe të rehatuar.

"Personazhet shfaqin anë të ndryshme të vetes përmes pyetjeve të drejtpërdrejta që nuk u lënë kohë të mendohen. Në këtë mënyrë shprehin ç’u vjen në moment. Nuk kemi menduar t’i vëmë në siklet. Nuk mund të shkosh mysafir në shtëpinë e dikujt dhe ta vësh në siklet. Ata duhet ta gjejnë veten aq komod, sa të tregohen të sinqertë. Nuk synojmë të bëjmë pyetje ngacmuese që të kthehen lajm në Shqipëri."- ka treguar ajo.




