Prej muajsh në media është përfolur se çifti i njohur i showbizit, Loredana dhe Mozzik, janë në pritje të fëmijës së parë. Ndonëse ata nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht, disa foto dhe video ku këngëtarja shfaqet me barkun e rrumbullakosur kanë vërtetuar zërat.

Siç dihet Lorendana është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe pritet që shumë shpejt ajo të sjelli në jetë fëmijën. Mesa duket pak para lindjes, reperin Mozzik e kanë kapur ethet e prindërimit.

Ai ka publikuar së fundmi një foto në Instastory, ku shihet një baba i shtrirë për tokë, ndërkohë që i biri kalon sipër tij për të shkuar tek e ardhmja. Me anë të këtij postimi, Mozzik i ka bërë premtimin prekës të birit duke i thënë që do sakrifikojë çdo gjë që ai të ketë një të ardhme të sigurt.





