Nga Shqipëria / E Enjte 11 Tetor 2018, 14:02

Heqin bukën e gojës për këtë gjë, ja për çfarë shpenzojnë më shumë prindërit shqiptar

Sipas disa statistikave të publikuara së fundmi nga "INSTAT"  në vitin 2017 familjet shqiptare kanë shpenzuar shumicën e të ardhurave për shkollim. Sipas përllogaritjeve rezulton se çdo familje jep pothuajse shumicën e shpenzimeve për shkollim duke lënë mënjan ushqyerjen dhe strehimin.

Statistikat tregojnë se familjet me kryefamiljarë deri në 24 vjeç çuan për arsim 25.1% të shpenzimeve. Në krahasim me një vit më parë shpenzimet për arsim ishin rritur me 2.3 herë për familjet në moshë të re, ku në 2016-n zinte 10.5% të totalit të shpenzimeve.

Siç shprehen ekspertët rritja e tarifave të studimit me 15% ka bërë që shumicën e të ardhurave prindërit ti shpenzojnë për të paguar studimet e fëmijëve.

Ndër të tjera mësohet se shqiptarët kanë ulur shpenzimet për veshje dhe këpucë, familjet e reja shqiptare kanë rritur shpenzimet për restorante dhe hotele. Rreth 9.5% e totalit të shpenzimeve në 2017-n shkuan për restorante dhe hotele, nga 6.4% që ishin një vit më parë.