Mbrëmjen e djeshme u mbajt ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Jordanisë, ndeshje kjo e cila ka përfunduar me barazim dhe pa asnjë gol nga ana e Kombëtares tonë. Kjo gjë siç duket e ka mërzitur tej mase trajnerin, Christian Panucci, i cili nuk ka pranuar të jap asnjë deklaratë për këtë ndeshje.

Ky gjest e ka nxehur moderatorin sportive, Ilda Bejleri, e cila ka qenë duke pritur për një intervistë me Panuccin. Ajo e ka cilësuar sjelljen e tij si arrogante dhe aspak korrekte.

Po të njëjtin mendim me moderatorin ka pasur edhe ish trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, i cili e cilësoi veprimin e tij si të pavend.

“Të gjithëve nuk na pëlqen të flasim kur punët nuk janë mirë, por ndërkohë jemi të detyruar të respektojmë mediat dhe opinionin publik. Sjella e trajnerit ishte e papranueshme. Ai e nënvlerëson shumë Shqipërinë dhe teksa u kërkon lojtarëve të jenë profesionist, për vete jep shembull të kundërt.- u shpreh ai në Supersport. Tërësisht e papranueshme! Nuk e kam parë në asnjë vend këtë sjellje”, u shpreh ai.




