Nga Shqipëria / E Enjte 11 Tetor 2018, 13:01

Bëmë baba të të ngjaj, djali i Saimir Tahirit është kopja identike e të atit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është një nga figurat politike më të komentuara nga mediat dhe publiku. Ai prej kohësh nuk ka angazhime politike dhe kjo gjë i ka dhënë mundësi që të jetë më pranë familjes.

Së fundmi ai ka publikuar një foto në ‘Instagram’,  ku shfaqet ai në moshë të vogël dhe pranë saj ka vendosur dhe një foto të djalit të tij. Ajo që bie në sy është ngjashmëria e madhe që ka midis tyre. Siç shihet ata duken pothuajse identik dhe kjo gjë e ka bërë tepër krenar ish ministrin.

 “Unë para 30 vitesh, DT (Drin Tahiri) sot.. ekzakt e njëjta gjurmë” – shkruan Saimir Tahiri, tejet krenar për ngjashmërinë  e madhe me të birin.