Nga Shqipëria / E Enjte 11 Tetor 2018, 12:12

Prit, çfarë? Reperi Noizy përfundon në tekstet shkollore (Foto)

Reperi Noizy është një ndër këngëtarët më të suksesshme në vendin tonë, këngët e të cilit dëgjohen nga të gjitha moshat. Ai ka një numër të madh fansash të cilët e mbështesin reperin në çdo projekt të ri muzikor që publikon.

Kjo dashuri e madhe që të rinjtë kanë për Noizyn i ka shtyrë disa tekstshkrues që ta përfshinë këngëtarin në tekstet shkollore. Ka qenë vetë Noizy ai i cili ka publikuar në profilin e tij një foto ku shfaqet një libër që kërkon nga nxënësit të plotësojnë vendet boshë në një tekst që flet për jetën e Noizyt.

“Noizy është __ më i njohur për të rinjtë shqiptar. Ai lindi në qytetin e ___. Disa nga këngët e tij janë:____” – shfaqet në foton e publikuar nga Noizy, krahas së cilës shkruan “në tekste shkollore”.

Nuk dihet se në çfarë libri apo teksti është përfshirë jeta e reperit, pro siç duket Noizy është gëzuar shumë aq sa dhe e ka publikuar.