Futbollisti i njohur i "Kombëtares Shqiptare", ka habitur së fundmi të gjithë tifozët kuq e zi pasi nëpërmjet një postimi në Instastory’ ka treguar se ka marrë nënshtetësi greke. Bëhet fjalë për Mërgim Mavraj, i cili në ditën që u zgjodh si Kapitet i skuadrës në ndeshjen me Jordanin, ai ka treguar pasaportën greke.

Madje në postimin që u sigurua nga ‘Panorama Plus’, Mërgimi shfaqet duke falenderuar në gjuhën greke shtetin grek. Por postimi i tij është fshirë pak minuta më pas për arsye që ende nuk dihen.

Siç dihet këtë verë Mavraj u transferua tek ekipi grek i Selanikut ‘Aris’ dhe mendohet se për këtë arsye ai ka marrë nënshtetësi greke. Megjithatë vetë futbollisti shqiptar nuk ka dhënë ende një deklaratë për mediat.





