Një nga serialet më të ndjekura nga publiku ka qenë "Kloni" një telenovelë braziliane që rrëmbeu zemrat e shqiptareve pak vite më parë. Një nga personazhet më të diskutuara kaq qenë "Zhade", e cila luhej nga aktorja e njohur Giovanna Antonelli.

Që pas këtij seriali ajo u bë mjaft e famshme dhe mori pjesë në shumë seriale të tjera por që asnjëri prej tyre nuk pati suksesin e Klon. 17 vite më pas aktorja e njohur ndonëse ka ndryshuar shumë ka arritur të tërheq përsëri vëmendjen e publikut me fotot e saj provokuese.

Ajo ka pozuar nudo për revistën prestigjioze “Vogue’ të Brazilit për të dal në mbrojtje të të gjithë femrave që vuajnë nga kanceri i gjirit.

“Dëshironim të bënim diçka provokuese në mënyrë që të tërhiqnim vëmendjen e njerëzve tek ato gjëra që kërkojnë vërtetë vëmendje,sa më shumë femra të bindim që të kontrollojnë gjoksin e tyre vetë, aq më shumë informacion do të marrim rreth kancerit të gjirit.” u shpreh aktorja.





