Ata janë një ndër çiftet më simpatik në showbizin shqiptar, të cilët së fundmi kanë tërhequr vëmendjen me pjesëmarrjen e tyre në spektaklin "Dance with me". Bëhet fjalë për Genc Fugën dhe Eni Janin, të cilët kanë fituar dashurin e publikut me rolet e ndryshme që kanë luajtur në filma dhe në pjesë të ndryshme teatrale.

Ditën e sotme, aktori shumë i njohur ka dhënë një intervistë për ‘Panorama Plus’, ku ka zbuluar për herë të parë se si e bëri për vete Enin, të cilën më parë e ka pasur student. Ata janë njohur që në kohën kur Genci i jepte mësim Enit dhe ka treguar se çfarë i premtoi ai studentes së tij para se të bëheshin çifti i konsoliduar që janë sot.

“Nuk i premtova botën se nuk e kisha këtë mundësi, nuk i premtova perfeksion se asnjë nuk është i tillë, por siguruam njëri-tjetrin që do të luftonim çdo ditë për ta arritur atë, duke filluar nga gjërat e vogla. Është në bindjen time që duhet luftuar përditë si për bukën, ashtu edhe për dashurinë! Nuk ka asgjë absolute! Gjithçka është relative e mbahet në balanca shumë të brishta.” – u shpreh aktori gjatë intervistës.





