Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani, është padyshim një ndër personazhet më të përfolur dhe më të ndjekur në rrjetet sociale. Ajo ka lajmëruar se prej kohësh është duke u përgatitur për sezonin e ri të emisionit të saj "Dua të të bëj të lumtur", i cili ka pasur një sukses të madh.

Ditën e sotme moderatorja ka zbuluar për fansat e saj një sekret. Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ajo ka zbuluar se për çfarë harxhon më shumë lekë. Ajo është demi në horoskop dhe sipas një studimi personat e shenjës së demit harxhojnë më shumë lekë për ushqim.

Siç dihet, ajo është një eksperte në kuzhinë dhe gatimi është një nga pasionet e saj. Ndër të tjera Arbana ka publikuar dhe një libër gatimi ku brenda ka disa nga recetat e saj të preferuara.





