Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, është padiskutim një ndër lojtarët më të suksesshëm i cili ka arritur të bëjë krenar gjithë shqiptarët me lojën e tij.

Pak muaj më parë, ai u komentua gjatë nga mediat për shkak të simbolit të shqiponjës që bëri së bashku me Granit Xhakën në lojën kundër Serbisë në ‘Kampionatin Botëror të Futbollit’.

Ditën e sotme, futbollisti i famshëm feston ditëlindjen e tij. Sipas ‘Prive’, ai mbush plot 27 vjeç dhe ka marr një serë urimesh nga ana e fansave dhe kolegëve. Që në moshë të re Xherdani ka arritur të bëhet mjaft i famshëm dhe një ndër futbollistët më të kërkuar dhe paguar në Evropë.




