Sipas disa raporteve të fundit të publikuara nga "Indeksi i Pasaportave Henley", rezulton se pasaporta më e fuqishme në botë nuk është ajo që mendonin të gjithë. Ndonëse më parë si pasaportat më të fuqishme në botë renditeshin pasaporta e Singaporit, suedeze, gjermane dhe britanike, së fundmi është zbuluar se ajo më e fuqishmja është pasaporta Japoneze.

Japonezët kanë fituar së fundmi të drejtën e udhëtimit të lirë drejt Mianmarit, duke pasur kështu aksesë për të udhëtuar pa vizë ose me vizë të siguruar në 190 shtet. Ndërsa pasaporta e Singaporit që më parë ishte si më e fuqishmja tashmë kalon në vend të dytë pasi ka aksesë vetëm në 189 shtete.

Ndërsa në vendin e tretë renditet pasaporta gjermane, franceze dhe ajo e Koresë së jugut. Ndër të tjera edhe pse pasaporta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Britanisë së Madhe dikur renditeshin në vendin e parë tashmë janë të renditura në vendin e pestë pas asaj të Danimarkës, Finlandës, Italisë, Suedisë dhe Spanjës.
Burimi:Anabel.al.




