Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Tetor 2018, 16:04

Nga Miss në milionere, modelja shqiptare qenka bërë e pasur dhe askush se dinte

Së fundmi në emisionin "Prive" ka qenë e ftuar ish Miss Kosova, Besa Gashi, e cila edhe pse ka vite që është shpallur më e bukura shqiptare, mbetet edhe sot një ndër vajzat më të komentuara në showbiz.

Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe siç dihet është bërë nënë e një vajze  dhe së fundmi pas shumë kohësh ka dhënë një intervistë për ‘Prive’, ku ka lënë të kuptohet se është bërë milionere.

Besa u pyet se çfarë do të bënte po t’i kishte milionat ndërsa përgjigja e saj ishte: "Ndoshta edhe i kam".