Majlinda Zeka u bë e njohur për publikun shqiptar që pas lidhjes që pati me reperin e njohur Majk. Siç dihet marrëdhënia e tyre nuk përfundoi aspak mirë dhe ndonëse ata janë prindër të një djali që quhet Roan, nuk kanë asnjë raport të mirë.

Majlinda shquhet për pamjen e saj dhe për format bombastike dhe mbahet si një ndër femrat më simpatike të showbizit shqiptar.

Së fundmi në media janë shpërndarë disa foto, të cilat tregojnë se si dukej Majlinda para se të bëhej e famshme. Në fotot e siguruara nga ‘Indeksonline’, Majlinda shfaqet shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.





