Enca prej disa ditësh ka lajmëruar fansat se në datën 19 tetor feston ditëlindjen. Ajo mbush 23 vjeç dhe ka filluar përgatitjet e festës që tani. Në disa prej postimeve, Enca madje ka kërkuar që fansat e saj që t’i sugjerojnë asaj ndonjë vend ku mund të festojë.

Pas shumë sugjerimesh më në fund këngëtarja ka marrë një vendim. Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory ‘, ajo ka treguar se 23 vjetorin ka zgjedhur ta festojë në një vend përrallor si Parisi.

Ndër të tjera në një video, ajo lajmëroi se javës tjetër do të jetë në Paris dhe pyeti fansat nëse ndonjëri prej tyre do të jetë atje që t’i sugjerojë këngëtares vendet më të mira për të vizituar.






